• 18 Qershor 2025

Universiteti Barleti, fitues i projektit: "Indeksi i zhvillimit të fëmijërisë së hershme. Aplikimi i tij në Shqipëri"

Më shumë
Universiteti Barleti, fitues i projektit:
Mësimi përtej auditorit: Eksplorime në natyrë
  • 08 Maj 2025

Mësimi përtej auditorit: Eksplorime në natyrë

Më shumë
  • 22 Prill 2025

Michele Biring-Pani emërohet Përfaqësuese Lokale e Komunitetit të Inovatorëve EIT Health në Shqipëri

Më shumë
Michele Biring-Pani emërohet Përfaqësuese Lokale e Komunitetit të Inovatorëve EIT Health në Shqipëri
Universiteti Barleti organizon
  • 18 Prill 2025

Universiteti Barleti organizon "Ditët e dhurimit të gjakut"

Më shumë

Rreth fakultetit

Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin “Barleti” ofron arsim cilësor dhe praktik në fushën e shkencave mjekësore. Ai përgatit profesionistë kompetentë, të përkushtuar dhe me aftësi të avancuara, të gatshëm për të përballuar sfidat shëndetësore dhe për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit publik dhe mirëqenies së komunitetit.
Të jemi një qendër ekselence në arsim, kërkim dhe inovacion në fushën e shëndetësisë, duke përgatitur profesionistë të aftë për të përballuar sfidat bashkëkohore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Me fokus te studenti, promovojmë inovacionin, cilësinë dhe përgatitjen e profesionistëve të shëndetit, duke kontribuar në përparimin e kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies së shoqërisë.
Të përgatisim profesionistë të aftë për tregun e punës, të pajisur me njohuri bashkëkohore dhe kompetenca praktike për të përballuar sfidat e transformimit dixhital në sektorin shëndetësor, si edhe nevojat në rritje të shkaktuara nga plakja e popullsisë dhe ndryshimet social-ekonomike e kulturore. Përmes një qasjeje të orientuar drejt kërkimit të aplikuar dhe inovacionit të hapur, vendosim në qendër studentin dhe pacientin, duke ndërtuar ura mes dijes, praktikës dhe ndikimit real në shëndetin publik.

Marrëveshjet e bashkëpunimit me një rrjet të gjerë operatoresh vendas dhe të huaj, si dhe Poliklinika Universitare “Barleti” dhe Agjencia e Shëndetit në Familje, ofrojnë një gamë të gjerë mundësish karriere në sektorët e mëposhtëm:

  • Kujdesi shëndetësor në qendra mjekësore
  • Profesionistë të lirë për mirëqenien shëndetësore
  • Operatorë në zinxhirin e sipërmarrjeve mjekësore
  • Edukimi shëndetësor
  • Industria farmaceutike
  • Start-up në industrinë shëndetësore

Universiteti “Barleti” ofron një qasje unike në arsimin mjekësor dhe shëndetësor, duke kombinuar aftësimin praktik profesional me një orientim të fortë drejt nevojave reale të tregut të punës. Studentët përfshihen që në fillim në praktika mësimore dhe stazhe pranë rrjetit të gjerë të kompanive dhe institucioneve partnere, përfshirë Poliklinikën Universitare “Barleti” dhe Agjencinë e Shëndetit në Familje, duke u mundësuar të lidhen drejtpërdrejt me sfidat e transformimit të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri.

“Barleti” është gjithashtu një qendër e kërkimit shkencor të aplikuar, ku studentët inkurajohen të jenë sipërmarrësit e rinj të sektorit shëndetësor, duke zhvilluar ide, zgjidhje dhe modele të reja për të ardhmen e shëndetit dhe mirëqenies në vend dhe në rajon.

Përmes Hub-it STAMINA, universiteti mbështet inovacionin e hapur dhe zgjidhjet për sfidat aktuale të sistemit shëndetësor dhe industrisë mjekësore, ndërsa nëpërmjet MedTeh Enterprise promovon transformimin dixhital në sektorin mjekësor dhe zhvillimin e teknologjive të reja shëndetësore.

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë me ngarkesë 300 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 vite akademike.

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.

Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.

JENI I INTERESUAR PËR STUDIME NË UNIBA?

SHPREHI INTERESIN TUAJ

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave"

Departamenti i Shkencave
Mjekësore-Teknike
 

Fokusohemi në formimin profesional dhe praktik të studentëve në fushat tekniko-mjekësore që janë thelbësore për sistemin shëndetësor modern...

Më shumë
Departamenti i Shkencave
Mjekësore dhe të Shëndetit
 

Përgatit profesionistë të kualifikuar të linjës së parë për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, në përputhje me nevojat në rritje të shoqërisë shqiptare...

Më shumë
Departamenti i Formimit të
Përgjithshëm dhe Zhvillimit
Profesional

Sigurojmë përgatitje ndërdisiplinore që mbështet të gjitha programet profesionale të universitetit, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë kompetenca shkencore...

Më shumë


FUSHAT QE MBULON FAKULTETI

Fakulteti i Shkencave Mjekësore mbulon fusha që ndërlidhen midis tyre: shëndetin publik dhe mirëqenien e popullatës, shërbimin shëndetësor, sektorin e shërbimeve me industrinë mjekësore dhe transformimin dixhital.


Kjo fushë përfshin vlerësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës dhe identifikimin e nevojave të saj, duke ndihmuar në hartimin e politikave të duhura dhe sigurimin e shërbimeve për të parandaluar epidemitë, për t’u mbrojtur nga rreziqet mjedisore dhe për të promovuar sjellje të shëndetshme. Këto përpjekje synojnë të nxisin një mënyrë jetese të shëndetshme, të parandalojnë sëmundjet dhe dëmtimet, si dhe të identifikojnë, parandalojnë dhe trajtojnë sëmundjet infektive.

Sektori i kujdesit shëndetësor përbën një ndërveprim të disa sektorëve brenda sistemit ekonomik, duke ofruar mallra dhe shërbime për trajtimin e pacientëve në aspekte kurative, parandaluese, rehabilituese dhe paliative. Shërbimet e kujdesit shëndetësor përfshijnë kompanitë që zotërojnë dhe operojnë struktura të kujdesit shëndetësor, si spitalet, qendrat e rehabilitimit dhe shtëpitë e pleqve. Kujdesi shëndetësor parësor u mundëson sistemeve shëndetësore të përmbushin nevojat shëndetësore të individëve.

Pajisjet dhe furnizimet e kujdesit shëndetësor përfshijnë kompanitë që prodhojnë pajisje dhe furnizime të materialeve të nevojshme. Teknologjia e kujdesit shëndetësor përfshin kompanitë që analizojnë të dhënat me qëllim përmirësimin dhe rinovimin e praktikave aktuale të kujdesit shëndetësor.

Shëndeti dhe siguria në punë janë studimi i njohjes, vlerësimit dhe kontrollit të faktorëve mjedisorë që lidhen me vendin e punës.

Programet dhe kualifikimet me përmbajtjen kryesore të mëposhtme klasifikohen në këtë fushë:

  • Ergonomia (shëndeti dhe siguria në punë)
  • Shëndeti dhe siguria në vendin e punës
  • Shëndeti në punë dhe higjiena industriale
  • Mirëqenia industriale
  • Mbrojtja e punës / siguria / mirëqenia (siguria)
  • Mjedisi i punës dhe siguria në punë
  • Menaxhimi i stresit

Mbështetja sociale është nevoja e njerëzve për të qëndruar të shëndetshëm, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, duke marrë ndihmën e duhur dhe duke u integruar në shoqëri. Efektet pozitive të kontakteve shoqërore janë të njohura që nga fillimi i njerëzimit. Ndërsa këto efekte janë pjesë përbërëse e një jete të shëndetshme, ka shumë më tepër për t’u mësuar rreth themeleve teorike, konceptimit dhe organizimit të strukturave të nevojshme.

QËNDRONI GJITHMONË TË INFORMUAR ME NE

Behuni pjese e komunitetit


Informohu për çdo gjë


Keni një pyetje apo propozim