FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

Departamenti i Shkencave Mjekësore-Teknike


Fushat dhe linjat e kërkimit që drejtojnë punën investigative të kësaj njësie janë:

- Disiplina - Infermieria dhe Fizioterapia si disiplinë, historia e Infermierisë dhe Fizioterapisë si dhe procesi Infermieror dhe ai Fizioterapeutik.

- Menaxhimi i kujdesit shëndetësor - kujdes gjithëpërfshirës gjatë gjithë ciklit jetësor, Infermieri dhe Fizoterapi e bazuar në Dëshmi; Menaxhim Administrativ në Shëndet; Siguri, Cilësi dhe Inovacion Teknologjik në Praktikën Profesionale.

- Etika dhe Bioetika - themeli dhe problematikat në praktikën klinike të Infermierisë dhe Fizioterapisë.

- Edukimi - Edukimi dhe Trajnimi i vazhdueshëm i profesionistëve të Infermierisë dhe Fizioterapisë.