• 08 Gusht 2023

Nisma "Dhuro një libër për një çast lirie!"

Më shumë
Nisma
Marrëveshje bashkëpunimi me Jonathan Center
  • 27 Qershor 2023

Marrëveshje bashkëpunimi me Jonathan Center

Më shumë
  • 01 Qershor 2023

Vizitë pranë “Fondacioni Fëmijët Shqiptarë” Domenick Scaglion

Më shumë
Vizitë pranë “Fondacioni Fëmijët Shqiptarë” Domenick Scaglion
Dhurim vullnetar i gjakut për fëmijët talasemik
  • 15 Mars 2023

Dhurim vullnetar i gjakut për fëmijët talasemik

Më shumë

Departamenti i Shkencave Mjekësore dhe të Shëndetit

Departamenti i Shkencave Mjekësore dhe të Shëndetit ofron Programe Studimi në fushat e Farmaceutikës, Stomatologjisë dhe Menaxhimit Shëndetësor. Këto programe synojnë t'i pajisin studentët me njohuri për konceptet teorike dhe veçanërisht ato praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të farmacistit, stomatologut dhe menaxherit shëndetësor dhe figurave profesionale që lidhen me to sipas Kornizës Kombëtare të Profesioneve, por edhe kërkesave të direktivat përkatëse të komunitetit europian si psh 2005/36/EC .. për ushtrimin e profesioneve.
Vizioni i programit, synon të pajisë studentët me njëformimit shkencor bashkëkohorë dhe profesional, duke mundësuar njohjen e plotë të ushtrimit të profesionit të farmacistit. Mbeshtetur në stafin akademik me eksperjencë vendase dhe intrnacionale,në infrastrukturën moderne tëkampusit të ri, me salla e laboratorë bashkëkohore,UniBa synon mundësimin e kushteve optimale nëmësimdhenje dhe nëkërkim shkencor.
Misioni është ndërtimi i një institucioni kombëtar dhe rajonal si model ekselence në fushën e Farmaceutikës.

Drejtimet Kryesore të Aktivitetit

Ju do të shqyrtoni se si industria farmaceutike po përqafon në mënyrë aktive teknologjitë dixhitale për të përmirësuar performancën . Aktivitetet që synon përmbushjen e nevojave të popullsisë në produktet farmaceutike, specifikimi i produkteve farmaceutike, natyren e barrierave të hyrjes në treg.

Parimet e marketingut përcaktojnë fokusin e përgjithshëm të qëllimeve të kompanisë në fushën e marketingut farmaceutik.

Aktivitet që lidhet me zbulimin, vlerësimin, kuptimin dhe parandalimin e efekteve anësore ose të ndonjë problemi tjetër që lidhet me barna

Per te përmirësuar kujdesin e pacientit dhe sigurinë e pacientëve në lidhje me përdorimin e medikamenteve; dhe të mbështesin programet e shëndetit publik duke siguruar informacion të besueshëm dhe të ekuilibruar për vlerësimin efektiv të profilit rrezik-përfitim të barnave.

Ky drejtim rishikon zbatimin praktik te kerkimit te ekonomise shendetesore dhe rezultateve per te optimizuar shperndarjen e burimeve te kujdesit shendetesor.Ceshtjet komplekse te Farmako-ekonomise lidhen me te gjitha nderhyrjet e kujdesit shendetesor

Kjo disipline trajton kostot e medikamenteve duke i krahasuar me rezultatet kuruese te tyre.

Gjatë viteve të fundit kujdesi per lekurën është rritur dhe njëkohesisht edhe përdorimi i produkteve farmaceutike. Duke pasur njohuritë e nevojshme mund të formulohen  preparate specifike në varësi te karakteristikave të lëkurës. Ky drejtim siguron aftësi dhe njohuri për krijimin e sipërmarrjeve vetjake dhe zgjerimin e tyre përtej artizanalitetit.Nepermjet ketij drejtimi sigurohet cilesi me e larte,efikasitet dhe siguri ne te gjitha pergatitjet,te ekulibruara dhe te personalizuara per cdo pacient.

Përfshin masat e përgjithshme dhe lokale që merren për parandalimin e sëmundejeve të dhëmbit e të gojës e për mirëmbajtjen e higjenës orale. Procedura lokale si pastrim i cipave dhe gurëzave të dhëmbit, aplikimi i fluorit, si dhe aplikimi i silanteve.

Terapia rikonstruktive konsiston në trajtimin e sëmundjeve të indeve të forta të dhëmbit, mjekimin e zgavrave karioze dhe rindërtimin e dhëmbit me anë të materialeve mbushëse. 

Terapia endodontike është trajtimi i sëmundjeve të pulpës së dhëmbit, ose të infeksioneve të zonës përreth majës së rrënjës së dhmëbit, të cilat shkaktojnë në shumicën e rasteve dhimbje të forta që mund të zgjasin edhe disa ditë e mund të çojnë në komplikacione më të rënda në rast të mostrajtimit në kohë.

Merret me studimin e rritjes dhe zhvillimit të organizmit, faktorët e ndryshëm që ndikojnë në shfaqjen e anomalive të aparatit dhëmbë-nofull-fytyrë, llojet e ndryshme të këtyre anomalive si dhe  parandalimin, trajtimin dhe korrigjimin e tyre me anë të aparateve ortodontike të lëvizshme ose fikse. Ndjekja dhe trajtimi i pacientit është një rrugëtim që zgjat në kohë dhe kërkon takime periodike për aktivizimin, kontrollin gjatë periudhës së trajtimit si edhe pas tij.

Përfshin procedurat dhë mënyrat e ndryshme të zëvendësimit të dhëmbëve natyralë të humbur për shkaqe të ndryshme, me anë të punimeve protetike fikse, të lëvzshme, ose të kombinuara (fasetat, kurorat e ndryshme, urat fikse, protezat e lëvizshme, punimet e kombinuara me atashmente, kurora teleskpike, etj)

Krirugjia orale përfshin procedurat kirurgjikale të realizuara në gojë, duke filluar nga ekstraksionet (heqjet) dentare, të rrënjëve të mbetura, rimodelim të indeve të buta ose  të forta të nofullave, ekstraksion i dhëmballëve të pjekurisë apo të dhëmbëve të retinuar, cistectomia, rezeksioni apikal, etj.

Implantologjia si degë e kirurgjisë orale konsiston në vendosjen e implanteve, mbi të cilat do të mbështeten punime për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë. 

Kirurgjia oro maksilofaciale merret me studimin dhe aplikimin e ndërhyrjeve kirurgjikale për trajtimin e patologjive tumorale tw regjionit OMF, patologjitë e gjendrave të pështymës, kirurgjia rikonstruktive etj.


Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave", **: Në procesin e Licencimit pranë Ministrisë




REGJISTROHU NË NEWSLETTER