| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Dr. / Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Mban gradën “Doktor i Shkencave”. Zotëron 3 diploma universitare. Farmaciste me përvojë shumë të gjatë profesionale dhe akademike. Ka ndërtuar veprimtarinë e saj akademike në ndërthurjen e shkencave mjekësore dhe shkencave farmaceutike. |
| POZICIONI | Aktualisht mban pozicionin si Përgjegjëse në Sektorin e Barnave, DSHF, QSUNT dhe është e angazhuar në mësimdhënie si Lektore në Universitetin Barleti. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në shkencat farmaceutike, menaxhimin farmaceutik dhe farmakoekonomi, me kontribut të qëndrueshëm në botime shkencore. Autore e 9 publikimeve shkencore, si dhe udhëheqëse e 4 doktoratave dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të kërkimit shkencor dhe inovacionit. Anëtare e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë. |