| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Ka përfunduar Master i Shkencave në Stomatologji në vitin 2018 pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Më pas ka vijuar studimet pasuniversitare në Shëndet Publik në Cardiff University, Wales gjatë periudhës 2022–2023, me mbështetjen e bursës britanike Chevening. Ka zhvilluar më tej formimin profesional dhe akademik përmes diplomës postuniversitare “Ekspert Universitar në Ortodonci të Avancuar”, Universidad Católica San Antonio de Murcia (UCAM), Spanjë, përfunduar në vitin 2025. |
| POZICIONI | Asistente lektore pranë Departamentit të Shkencave Mjekësore dhe të Shëndetit, në programin e studimit Stomatologji. Gjithashtu, ushtron rolin e Koordinatores së Promovimit për programet e fushës së stomatologjisë. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është i fokusuar në fushat e stomatologjisë, ortodoncisë dhe shëndetit publik. Ka marrë pjesë aktive në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kontribuon në projekte kërkimore ndërkombëtare, përfshirë projektin eCOST, në fushën e shëndetit publik. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | E orientuar drejt avancimit profesional në fushën e stomatologjisë dhe ortodoncisë, si dhe shëndetit publik. Është pjesë e rrjeteve profesionale Chevening Alumni Albania dhe Cardiff University Alumni, duke përfituar nga shkëmbimi i ideve, zgjerimi i network-ut ndërkombëtar dhe ekspozimi ndaj zhvillimeve të reja në fushë. |