| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Në ndjekje të studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë” në fushën e Stomatologjisë. Mban 2 diploma universitare: Master i Shkencave në Stomatologji dhe Protetikë dentare dhe Master pasuniversitar i nivelit të dytë “Ortodoncia sot: Biomekanika, estetika, digjitale”. Mjeke stomatologe me eksperiencë ndërkombëtare me fokus kërkimor në ortodonci, biomekanikë të avancuar, ortopedi dento–faciale, gnatologji, mjekësi orale/patologji orale. |
| POZICIONI | Aktualisht në Barleti mban pozicionin si Koordinatore e programit të Stomatologjisë dhe Asistente Lektore. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në fushën Ortopedi – fusha: “Teknologji dentare dhe Ortodonci”. Autore e 1 botimi shkencor dhe pjesëmarrje në 6 prezantime në konferenca. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare si Shoqata e Ortodontëve Shqiptarë. |