• 25 Prill 2023

Dita Botërore e ADN-së

Më shumë
Dita Botërore e ADN-së
“RËNDËSIA E ORGANIZIMIT TË NJË FISHE ELEKTRONIKE PËR CHEKCUP TË POPULLSISË”
  • 24 Shkurt 2023

“RËNDËSIA E ORGANIZIMIT TË NJË FISHE ELEKTRONIKE PËR CHEKCUP TË POPULLSISË”

Më shumë
  • 24 Mars 2023

Barletasit në turneun profesional "Medical Winter School 2023" - Turqi

Më shumë
Barletasit në turneun profesional
Njësia e Zhvillimit të Kurrikulës dhe Cilësisë në UniBa
  • 20 Mars 2023

Njësia e Zhvillimit të Kurrikulës dhe Cilësisë në UniBa

Më shumë

Departamenti i Formimit të Përgjithshëm dhe Zhvillimit Profesional

Ende nevoja për aftësi praktike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve mbetet kryesisht e paplotësuar në shumë programe të shkollave mjekësore në të gjithë Shqiperine. Ne pergjigje te kesaj kerkese ne jemi perpjekur te ngreme nje Departament sa me aplikativ dhe praktik ne keto drejtime kryesore: Teknologjia e diagnostikimit dhe trajtimit mjekësor është studimi i një game të gjerë teknologjish përdoret për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe të metave. Shëndeti dhe Siguria në Punë ju mëson se si të identifikoni, hiqni ose të paktën kufizoni rreziqet ndaj të cilave punonjësit mund të ekspozohen. Gjatë studimeve, do të zbuloni se si të krijoni, zbatoni dhe vlerësoni standardet e sigurisë në vende të ndryshme pune. Ushqyerja dhe Dietologjia, një nëndisiplinë e Mjekësisë, është shkenca që fokusohet në gjithçka që lidhet me ushqimin dhe efektin e tij në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Nutricionistët dhe dietologët synojnë të përmirësojnë shëndetin e njerëzve dhe t'i ndihmojnë ata të bëjnë zgjedhje më të mira dietike. Ato gjithashtu ndihmojnë pacientët të gjejnë një ekuilibër midis zakoneve të mira të të ngrënit dhe ushtrimeve.

DFPZHP është pjesë e Fakultetit të Shkencave Mjekesore. Departamenti ka lidhje te ngushta me dy Departamentitet e tjera et Fakultetit te Shkencave Mjekesore dhe ndervepron me Qendrat e tjera te UniBa me qellim te permbushjes se isionit kryesor te Fakultetit te Shkencave Mjekesore per te aftesuar studentet e Programeve te te tre Departamenteve qe te jene te afte te japin nje perkujdesje te mire ndaj pacienteve te shtruart ne spitale apo ne Qëndrat Shendetesore si dhe kujdesje mjekesore ne shtetpi, ne Qëndrat e moshes se trete, dhe te njohin mire medikamentet qe përdorin pacientët, të njohin efektet anësore, të vendosin diagnoza të kujdeshme infermjerore, me klinikat e Fizioterapisë për të ndihmuar pacientet me dëmtime muskulo-skeletike.

Aktivitetet e ndryshme që nëdrmer Departamenti ynë DFPZHP janë në bashkëunim të ngushtë me spitalet terciare dhe rajonale, me Qëndrat Shëndetësore, me Farmacitë dhe klinikat e Fizioterapisë. Aktivitetet e ndërmarra dhe ato që do të realizohen në të ardhmen janë të  hapura për të gjithë studentët eUniBa dhe për maturantët që shohin UniBa si Universitetin e të ardhmes së tyre. Aktivietet kanë gjithashtu për mission, përgatitjen e studentëve me njohuritë e nevojshmë  për dhënien e kujdesit mjekësor.

DFPZHP është një Departament me një zhvillim të madh të aktiviteteve mjekësore në formën e leksioneve të hapura, Trainimeve tëndryshmepër sektorin mjekësor si  Dhënia e Ndihmës së Parë,, bashkëpunimi me Shoqata të ndryshme mjekësore si Shoqata ``Për një mjedis dhe zhvillim të qëndrueshëm   Mendo SAFE – Organizo SAFE – Vepro SAFE ``, Urdhërin e Infermjerit, dhe Spitalet Terciare të Tiranës dhe Spitalet Rajonale, aktivitete të ndryshme me maturantët e shkollave të ndryshme të mesme të Shqipërisë me qëllim njohjen e Programve Mjekësore, realizimin e dhënies së ndihmës së parë, me Projekte të ndryshme si  Projekti BARLETI BOOTCAMP on “Medical diagnostic and treatment” për tënjohur dhe ndërgjegjësuar studentët, maturantët që dëshërojnë të hyjnë në Programet Mjekësore të UniBa, për të dhënë kujdesin mjekësortek pacientët e të gjitha moshave por edhe për të parandalimin e sëmundjevenëpërmjet Leksioneve të Hapura.

Drejtimet Kryesore të Aktivitetit

Shkencat Mjekësore kanë të bëjnë me kujdesin Shëndetësor dhe mjekësor ndaj pacientëve dhe me përfitimin e njohurive për njohjen dhe parandalimin e sëmundjeve, Njohja dhe Aftësimi Profesional Imjekësor për dhënien e ndhmën e parë, Informacion dhe njohuri për medikamentët, përdorimin e tyre dhe efektet anësore, Realizimi I Praktikave Profesionale në Sptalet Terciare dhe Rajonale dhe në Qëndrat Shëndetësore, Realizimi i Praktikave mesomore dhe laboratoret ne Auditoret e Fakultetit te Shkencave Mjekësore te UniBa

Ne bashkepunim me ASCK (Agjensia për Sigurimin e Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror) dhe Q.S.UT Tiranë, Realizimi i Trainimeve Mjeksore ne drejtim të aftësimit të Studentëve, Infermjerëve, dhe Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor në drejtim të informacionit, përmirësimit të njohurive për dhënien e ndihmës së parë, për kujdesin mjekësor në Spitale, në Qëndrat e Kujdesit të Moshës së Tretë

Ne bashkepunim me Shoqataën``Për një mjedis dhe zhvillim të qëndrueshëm, Mendo SAFE – Organizo SAFE – Vepro SAFE `` dhe Projektin BARLETI BOOTCAMP on “Medical diagnostic and treatment”, realizojmë një bashkëpunim dhe informacion të përditësuar në drejtim të parandalimit të sëmundjeve, ruajtjes së shëndetit të njerzve dhe njohuripër sëmundje të ndryshme infective dhe ato kronike

Rolin e Sporteve në ruajtjen dhe Shëndetit fizik dhe mendor.Aktivitetet sportive ndihmojnë në trajtimin e çështjeve të peshës dhe obezitetit dhe luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin ose reduktimin e ndikimit të shumë kushteve të tjera të lidhura me shëndetin.

Ideja e bashkëpunimit më Shkollat e mesmë është njophja e maturantëve dhe gjimnazistëve të Shkollave të mesme të Shqipërisë me Universitetin Barleti, me mundësitë e shkëlqyera që mund të kenë  maturantët nëseata do të zgjidhnin për studimet e tyre në Programet e ndryshme Mjekësore si  Infermjeri, Fizioterapi, Farmaci, Stomatologji  në Fakultetin e Shkencave Mjekësore të UniBa, si një nga Universitetet e para private të akredituara në Shqipëri me një staf të jashtzakonshmë professional mjekësor

...
...
...

Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave", **: Në procesin e Licencimit pranë Ministrisë



REGJISTROHU NË NEWSLETTER