FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

MSc. Fabiola Mane

MSc. Fabiola Mane

GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI MSc. Fabiola Mane është infermiere, lektore universitare dhe doktorande në Shkencat Infermieristike dhe Shëndet Publik në Universitetin e Romës “Tor Vergata”. Ka formim akademik në infermieri dhe përvojë klinike e akademike, me fokus në kujdesin parësor, infermierinë geriatrike dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike.
POZICIONI Aktualisht është Asistente Lektore dhe Koordinatore e Departamentit të Shkencave Mjekësore Teknike (Infermierí & Fizioterapi) në Universitetin “Barleti”, si dhe lektore me kohë të pjesshme në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ka mbi 15 vite përvojë në shërbimet shëndetësore, përfshirë kujdesin spitalor dhe parësor, si dhe përvojë në mësimdhënie universitare dhe zhvillim kurrikular.
KONTRIBUTET Aktiviteti i saj kërkimor është në zhvillim dhe i fokusuar në infermieri dhe shëndet publik. Ka marrë pjesë në trajnime, seminare dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Aktualisht është e angazhuar në projektin AKSHI – Living Lab, me fokus në qasje inovative dhe digjitale për përmirësimin e kujdesit shëndetësor, si dhe në zhvillimin e studimeve doktorale.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Interesi kryesor shkencor lidhet me kujdesin geriatrik dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike, me fokus në self-care dhe fuqizimin e pacientit. Interesat dytësore përfshijnë kujdesin komunitar të integruar, kujdesin paliativ, komunikimin terapeutik dhe digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore.