FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

PhD. Blerina Duka

PhD. Blerina Duka

GRADË DHE POZICION AKADEMIK PhD. / Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Dr. Blerina Duka është infermiere, pedagoge dhe kërkuese shkencore me përvojë mbi 25-vjeçare në sistemin shëndetësor, edukimin infermieror dhe zhvillimin e politikave profesionale. Ka përfunduar studimet doktorale (PhD) në Shkenca Infermierore dhe Shëndet Publik në Universitetin “Tor Vergata”, Romë, Itali. Zotëron diplomë Master Shkencor (Laurea Magistrale) në Shkenca Infermierore, si dhe Mastër profesionale në menaxhim, koordinim dhe mësimdhënie të profesioneve shëndetësore. Ka një përvojë të gjatë akademike dhe profesionale në infermieri dhe shëndet publik. Fushat e saj kryesore të kërkimit janë kompetenca infermierore.
POZICIONI Drejtuese e Departamentit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “Barleti”. Presidente e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë. Lektore e jashtme në universitete publike dhe private në Shqipëri. Anëtare e organizatave evropiane dhe ndërkombëtare të infermierisë, përfshirë ESNO dhe EFN, si dhe pjesëmarrëse në borde dhe komisione kombëtare për arsimin dhe rregullimin e profesioneve shëndetësore.
KONTRIBUTET Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe standardizimin e kompetencave profesionale në infermieri, në hartimin e politikave shëndetësore dhe dokumenteve rregullatore, si dhe në forcimin e arsimit infermieror dhe formimit të vazhdueshëm profesional. Veprimtaria e saj përfshin gjithashtu kërkimin shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Është autore dhe bashkautore e një numri të konsiderueshëm publikimesh shkencore në revista ndërkombëtare me faktor ndikimi dhe pjesëmarrëse aktive me prezantime në kongrese evropiane dhe botërore.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Veprimtaria e saj aktuale përfshin kërkimin shkencor, mësimdhënien universitare, ushtrimin e lidershipit profesional dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare. Fushat kryesore të interesit zhvillimor përqendrohen në kompetencat dhe vetë-efikasitetin profesional të infermierëve, lidershipin dhe menaxhimin në shëndetësi, politikat shëndetësore dhe rregullimin profesional, fuqinë punëtore infermierore dhe migracionin, si dhe në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, sigurinë e pacientit, edukimin infermieror dhe inovacionin në formimin profesional.