FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

Prof. Dr. Arben Baboci

Prof. Dr. Arben Baboci

GRADË DHE POZICION AKADEMIK Prof. Dr. / Profesor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Doktor i Shkencave, Profesor Universitar me formim shumë disiplinor dhe mbi 35 vite përvojë klinike dhe akademike. Mbart 4 diploma universitare dhe ka ndërtuar veprimtarinë e tij klinike dhe akademike me ndërthurjen e Kardiokirurgjisë (pediatrike dhe adulte); Kardiologjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare.
POZICIONI Ka mbajtur dhe mban role të rëndësishme drejtuese. Aktualisht mban pozicionin si Drejtues Mjekësor i Poliklinikës Universitare Barleti dhe Anëtar i Senatit Akademik të Universitetit Barleti.
KONTRIBUTET Angazhimi kërkimor është fokusuar në fushën e Kardiokirurgjisë (pediatrike dhe adulte); Kardiologjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare me kontribut të qëndrueshëm në botime shkencore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore institucionale. Autor i 29 artikuj shkencorë në shtypin e huaj (me IF); 24 artikuj shkencorë në shtypin vëndas; 216 referime në Kongrese e Konferenca (143 jashtë vëndit); botimin e 3 teksteve dhe 2 udhëheqje doktoratash.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të kërkimit shkencor dhe inovacionit si Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave; European Heart Association; Association “The Heart of Children”; Shoqatat Shqipëtare të Kardiologjisë; Kardiokirurgjisë; Pediatrisë etj.