FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

MSc. Vrenos Hodaj

MSc. Vrenos Hodaj

GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Zotëron dy Diploma Universitare, si Diploma në “Mjekësi të Përgjithshme” dhe Diploma e Specializimit në “Mjekësi Interne”. Mjek me një përvojë të gjatë profesionale dhe akademike. Është i fokusuar kryesisht në shkencat mjekësore, në mjekësinë e urgjencës, mjekësinë interne, urgjencat kardiologjike etj.
POZICIONI Aktualisht mban pozicionin si Drejtues Teknik i Mjekësisë Interne në Poliklinikën Universitare Barleti dhe gjithashtu është i angazhuar si Pedagog në mësimdhënie në Fakultetin e Shkencave Mjekësore.
KONTRIBUTET Angazhimi kërkimor është fokusuar në fushen e mjekësisë interne, kardiologji, mjekësi urgjence me kontribut të vazhdueshëm në botime dhe referime shkencore, me 10 botime shkencore.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare/ndërkombëtare si Shoqata Kombëtare e Urgjencës; Shoqata Kombëtare e Traumës; Shoqata Ndërkombëtare e Mjekësisë Ushtarake etj.