| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Prof. Assoc. Dr. / Profesor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Doktor i Shkencave, Profesor i Asociuar, me formim shumë disiplinor dhe me një përvojë shumë vjeçare në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe drejtim akademik. Mbart 4 diploma universitare dhe ka ndërtuar veprimtarinë e saj akademike në ndërthurjen e shkencave mjekësore, gjenetikës, mikrobiologjisë molekulare dhe Shëndetit Publik. |
| POZICIONI | Ka mbajtur dhe mban role të rëndësishme drejtuese akademike. Aktualisht në Universitetin Barleti mban pozicionin si Përgjegjes i Departametit të Formimit të Përgjithshëm dhe Zhvillimit Profesional. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në shkencat mjekësore, gjenetikës, mikrobiologjisë molekulare dhe Shëndetit Publik me kontribut të qëndrueshëm në botime shkencore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore institucionale. Autore e 27 publikimeve shkencore dhe pjesëmarrje në 89 konferenca. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të kërkimit shkencor dhe inovacionit si Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë; Shoqata Pediatrike Shqiptare; COST Action etj. |