| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Në ndjekje të studimeve të Ciklit të tretë “Doktoratë” në “Shkenca Mjekësore”, nënfusha “Fizioterapi dhe rehabilitim”. Zotëron dy Diploma Universitare “Bachelor” dhe “Master i Shkencave” në Fizioterapi. Fizioterapiste mbi 11 vite eksperiencë klinike në fushën e fizioterapisë pediatrike, në struktura private dhe publike. Është e fokusuar kryesisht në vonesat e zhvillimit motorik të fëmijëve, në trajtimin dhe mbi të gjitha parandalimin e tyre me anë të edukimit të prindërve dhe fëmijëve. |
| POZICIONI | Mban pozicionin si Koordinatore e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Koordinatore e Laboratorit të Fizioterapisë dhe Trajnimeve në Fizioterapi. Pedagoge e angazhuar në mësimdhënie në programin e Fizioterapisë dhe Infermierisë. Trajnuese e trajnimeve të edukimit në vazhdim për profesionistë shëndetësorë si fizioterapistë, mjekë etj. Pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Aftësive Profesionale (VAP) në Fizioterapi, pranë Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në fushen e pediatrisë, zhvillimit motorik në fëmijërinë e hershme, rehabilitimin respirator pediatrik me kontribut të vazhdueshëm në botime dhe referime shkencore, me një pjesëmarrje në 11 Konferenca Kombëtare/Ndërkombëtare. Bashkautore e Manualit të parë në gjuhën shqipe për “Shkallët e vlerësimit të gjendjes së individëve të moshës së tretë”. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesë e Grupit të punës në projekte si “Shkallët e vlerësimit të gjendjes në individët e moshës së tretë. Vlera dhe Implementimi i tyre”. “Indeksi i zhvillimit në fëmijërinë e hershme (ECDI 2030). Aplikimi i tij në Shqipëri”. |