| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | E diplomuar me titullin Master i Shkencave në Stomatologji dhe Protezë Dentare, pranë Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Mjeke stomatologe me eksperiencë shumëvjeçare në praktikën klinike, e fokusuar specifikisht në protetikë, endodonci dhe menaxhim klinik. Paralelisht me veprimtarinë profesionale, është e angazhuar në mësimdhënie si asistent lektore, duke kontribuar në formimin profesional të studentëve dhe në ndërthurjen e njohurive teorike me praktikën klinike. Interesat e saj profesionale orientohen drejt avancimit të njohurive në stomatologji dhe promovimit të praktikave bashkëkohore të bazuara në evidencë shkencore. |
| POZICIONI | Mban pozicionin e Koordinatores në Departamentin e Shkencave Mjekësore dhe të Shëndetit, në programet e Stomatologjisë dhe Farmacisë, si dhe të Asistentes Lektore, me përfshirje aktive në koordinimin e proceseve akademike, organizimin e veprimtarive mësimore dhe mbështetjen e procesit të formimit universitar të studentëve. |
| KONTRIBUTET | Veprimtaria profesionale dhe kërkimore përqëndrohet kryesisht në fushat e protetikës dentare dhe endodoncisë, me interes të veçantë në zhvillimin e teknikave bashkëkohore të trajtimit dhe përmirësimin e praktikave klinike. Kontributi në zhvillimin profesional plotësohet përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme në trajnime, seminare dhe konferenca shkencore, duke synuar përditësimin e njohurive, shkëmbimin e eksperiencave profesionale dhe ndjekjen e zhvillimeve më të fundit në fushën e stomatologjisë. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Interesat profesionale dhe zhvillimore përqendrohen në avancimin e njohurive dhe praktikave bashkëkohore në fushat e protetikës dentare dhe endodoncisë, me synim përmirësimin e cilësisë së trajtimit stomatologjik. Vëmendje e veçantë i kushtohet zhvillimit akademik, thellimit të njohurive teorike dhe shkencore, si dhe zgjerimit të perspektivës profesionale përmes integrimit të evidencës shkencore në praktikën klinike dhe veprimtarinë mësimdhënëse. |