FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

MSc. Enxhi Hasani

MSc. Enxhi Hasani

Shkarko CV Akademike
GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Doktor i Shkencave në proces, Asistente lektore me formim teorik dhe praktik në fushat e promovimit të shëndetit, parandalimit të sëmundjeve, epidemiologjisë, ushqyerjes dhe menaxhimit në sektorin shëndetësor. Aktualisht, e angazhuar profesionalisht dhe akademikisht në aktivitete kërkimore, projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, me interes të veçantë në ndërthurjen e shëndetit publik me ushqyerjen, mikrobiotën intestinale dhe shëndetin mendor.
POZICIONI Ka mbajtur dhe mban role të rëndësishme koordinuese: shefe e inspektimeve të shëndetit publik për Qarkun Durrës gjatë pandemisë së shkaktuar nga SARS-COV-2, koordinatore e Fakultetit të Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Barleti”, koordinatore projektesh në Organizatën “YouthAct”, dhe aktualisht si koordinatore e Njësisë së Mbështetjes Studentore.
KONTRIBUTET Ajo ka kontribuar në fushën e Shëndetit Publik si trajnuese në 6 trajnime, është trajnuar në 4 trajnime ndërkombëtare, ka marrë pjesë në 2 takime me OBSH dhe 2 programe Erasmus në universitete evropiane. Aktiviteti i saj përfshin 3 publikime shkencore, angazhim në 2 projekte, pjesëmarrje në 2 konferenca, si dhe aktivitet të vazhdueshëm në masmedia për promocion dhe edukim shëndetësor.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Ajo është aktive në kërkimin shkencor, projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, trajnime dhe aktivitete edukative në fushën e Shëndetit Publik. Fushat e interesit zhvillimor përfshijnë promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve, ushqyerjen dhe mikrobiotën intestinale, shëndetin mendor, sigurinë ushqimore, si dhe menaxhimin në shëndetësi.