FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

Prof. Dr. Eleni Nastas

Prof. Dr. Eleni Nastas

GRADË DHE POZICION AKADEMIK Prof. Dr. / Profesor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Doktor i Shkencave, Profesor universitar me formim shumë disiplinor mjekësor dhe mbi 20 vite përvojë në mësimdhënie, dhe kërkim shkencor. Mbart katër diploma universitare dhe ka ndërtuar veprimtarinë e saj klinike dhe akademike në ndërthurjen e shkencave mjekësore pediatrike, si dhe zhvillimeve në sëmundjet onko/hematologjike pediatrike.
POZICIONI Aktualisht mban rolin e zv.Dekanit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin Barleti.
KONTRIBUTET Angazhimi klinik dhe kërkimor është fokusuar në sëmundjet onko/hematologjike në Pediatri dhe sëmundjet e rralla (Hemoglobinopathitë). Përgatitje programesh në nivelin Bachelor dhe me kontribut të qëndrueshëm në 44 botime shkencore si b/autore dhe autore. 1 Monografi dhe 2 udhëheqje për doktoratura.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të përdorimit të protokolleve të reja të diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve të rralla. Pjesëmarrëse në projekte kombëtare/ndërkombëtare. Aktualisht pjesë e Grupitt ë punës në projektin e financuar nga AKKSHI me temë “Indeksi i zhvillimit të fëmijërisë së hershme (ECDI2030). Aplikimi i tij në Shqipëri”.